top of page

EKOGRAFIA OBSTETRIKALE

Çfarë është ekografia?

Ekografia është një teknikë diagnostikuese që lejon të ekzaminohet organet e trupit nëpërmjet përdorimit të ultratingujve. Duke vendosur sondën mbi barkun e gruas shtatzanë kur ultratingult e lëshuar prej saj arrijne fetusin, krijohen eko (jehona) që, më pas, transformohen në figurë në ekranin e aparatit. Nëpërmjet ekografisë shihet në mënyrë të detajuar fetusi dhe brenda mitrës.

Çfarë shihet me ekografi?

Në dy-tre muajt e parë të shtazanisë, matja e gjatësisë së embionit na lejon të përcaktojmë saktë moshën e shtatzanisë (kjo është shumë e rëndësishme, nëse gruaja nuk kujton menstruacionet e fundit ose kane qënë të çrregullta përpara shtatzanisë). në fund të muajit të dytë shihen rrahjet e zemrës së embrionit, numri i embrioneve dhe lëvizjet e para të embrionit. Gjinia e fetusit mund të shihet në fillim të muajit të katërt, gjithmonë në varësi edhe të pozicionit të fetusit.

A është e mundur të shihen organet e brëndshme të fetusit?

Përveç strukturave fetale që edhe mund të maten si psh. koka, barku apo gjymtyrët, mund të ekzaminohen edhe organet e tjera të fetusit si truri, zemra, stomaku etj. Ekzaminimi i detajuar i fetusit kryhet në ekografinë morfologjike në javën e 21-22 të shtatzanisë, ku shihet nëse fetusi është i ndërtuar normalisht apo paraqet anomali të ndryshme strukturale të tij. Cilësia e ekzaminimit varet, përveç të tjerave, edhe nga pozicioni i fetusit në kohën e ekzaminimit, sasia e lëngut amniotik, trashësia e paretit të barkut të nënës së tij. Anomali të ndryshme strukturore fetale mund të shihen në epoka të ndryshme të shtatzanisë.

A mund të vlerësohet pesha e fetusit?

Matjet e përmasave të fetusit japin informacion për ritmet e rritjes së tij dhe llogaritje të përafërt të peshës fetale.

Sa ekografi duhen kryer gjatë një shtatzanie dhe a janë të dëmshme ato?

Gjatë një shtatzanie normale janë të domosdoshme 3-4 ekzaminime ekografike, në raste të veçanta mund të kryhen edhe më tepër ekzaminime dhe kjo varet nga vendimi i mjekut specialist.

Ekografia është e padëmshme për fetusin, pasi përdor ultratinguj dhe jo reze.

Sa zgjat një ekzaminim ekografik?

Në zgjatjen e një ekzaminimi ekografik ndikojnë mosha e shtatzanisë, sasia e lëngut amniotik, pozicioni i fetusit, trashësia e paretit të barkut të nënës dhe arsyeja pse kryhet ekografia.

*Në bazë të eksperiencës botërore, përqindja e anomalive anatomike që diagnostikohen në 3-mujorin e dytë, nëpërmjet ekografisë nuk kalon 70% në nivel botëror. Për disa sisteme anatomike, përqindja e diagnostikimit shkon në -5% për sistemin kardiak dhe 40% për ekstremitetet. Mungesa e treguesve të anomalive kromozomike ose anatomike në këtë ekzaminim ekografik nuk përjashton praninë e anomalive kromozomike. Anomalitë kromozomike mund të përjashtohen vetëm nëpërmjet proçedurave invazive dhe laboratorike.

+355 68 607 9199

Rezervo takimin tend.

bottom of page