Mirë se vini në Klinikën Petal.
Rr. Sulejman Delvina, Tiranë, Shqiprëri
+355 68 607 9199
Fondacioni i Nënës dhe Fëmijës "PETAL"
Thenemues
Halim Kosova
Drejtore Ekzekutive
Zamira Sinoimeri
Rreth nesh
Fillimisht dëshiroj të theksoj faktin se:
-
O.B.Sh. ka miratuar një kuadër rregullator për raportimin e monitorimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor të nënës dhe fëmijës
-
Ky kuadër përmban indikatorët e vlerësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor për nënat e fëmijët,
-
Sygjeron që të zbatohen aktivite, të zbatueshme lehtësisht dhe sa më pranë komunitetit
-
Rëndësi i kushtohet monitorimit të gjëndjes në vazhdimësi.
Mbështetur në këto rekomandime si dhe duke njohur kushtet në vend:
-
Fondacioni synon të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor falas, sa më pranë komunitetit.
-
Të zbulojë rreziqet shëndetësore, për nënën dhe fëmijën.
-
Të identifikojë rrethana social-kulturore, të cilat mund të bëhen shkak për ndërlikime në shëndet.
-
Të kryej studime, për dokumentimin e situatës, mbi shërbimin ndaj nënës dhe fëmijës.
-
Të propozojmë ndërhyrje, që duhen zbatuar në nivel të institucioneve për të fuqizuar një shërbim shëndetësor sa më të plotë dhe të vazhdueshëm
Planifikimi i Ndërhyrjeve
-
Kemi mbajtur parasysh se, për një program të mirë dhe për zbatimin e ndërhyrjeve “logjike“ duhet që ndërhyrjet ti planifikojmë bazuar në të dhënat që kemi mbi shëndetin dhe shërbimet shëndetësore
-
Me kanë informuar shumë të dhenat ekzistuese nga dy studimet mbi Demografinë dhe Shëndetin në Shqipëri të zbatuara nga MSH, ISHP, INSTAT me mbështetjen e të gjithë donatorëve në vend. (2007-2008) & (2018-2019)
-
Studimet vënë në dukje se ka ende diferenca mes rajoneve lidhur me aksesin e cilësinë e shërbimeve.
-
Kërkohet punë më tej, për të bërë funksional rajonalizimin e këtyre shërbimeve
-
Disa nga Aktivitetet
Vizita dhe konsultime jashte Tiranës:
-
Vizita direkte depistimi, në zonat me mungesë personeli.
-
Përcaktimi i problemeve të komunitetit, nëpërmjet pyetësorit.
-
Biseda mbi edukatën shëndetësore.
-
Këshillime mbi rritjen e shëndetshme të porsalindurit.
Aktivitete me vëmendje të veçantë me personelin
-
Bashkëpunim me personelin mjekësor.
-
Vizitat do kenë dhe efekt trajnues.
-
Parimet bazë të përdorimit të ekografisë.
-
Shkëmbim eksperience mbi protokollet e ndjekjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës.
-
Vendosje ura komunikimi për të ardhemen.
Aktivitete me vëmendje të veçantë në Tiranë
Vizita dhe konsultime në Tiranë
-
Vizita ekografike dhe konsultime falas për familjet me asistencë sociale.
-
Bashkëpunim me konsultoret, për identifikimin e rasteve.
-
Bashkëpunim me institucionet publike për trajtim të mëtejshëm.
-
Dokumentimi i rasteve, për ndjekje në vazhdimsi.
Synojmë punë të vazhueshme, për të siguruar qëndrueshmëri të aktiviteteve që do të zbatojmë.
-
Mund të them se kam besim të plotë se do të kem bashkëpunim me koleget mjeke, infermjer e mami, me të cilët kam patur e kam fatin e mirë të bashkëpunoj prej vitesh dhe njoh nga afer punën e palodhur e përkushtimin e tyre
-
Shënim: Përpiqemi të lemë jashtë politikën në diskutimet mjekësore, por është fakt i njohur mirë nga specialistët e shëndetit publik, që përmirësimet e Shëndetit Publik dhe të Reformave në Shëndetësi kanë parakusht qëndrueshmërinë politike…
Në Zonën e Hasit