top of page

HISTEROSKOPIA

Hysteroskopia është një proçedurë kirurgjikale mini invazive e cila përdor një tub të hollë të ngjashëm me teleskop për të parë në hapësirën e brëndshme të uterusit, hapjet e tubave të Fallopit dhe kanalin cervikal.

Kjo proçedurë kryhet nëpërmjet histeroskopit që është një instrument tubular i lidhur me një burim drite që bën të mundur shikimin në brendësi të uterusit, si dhe me një sistem videokamere, për të transmetuar imazhin në ekran.

​

Ndahet në dy kategori

  • Histeroskopi diagnostike

    • Eksplorimi i kanalit cervikal, uterusit dhe tubave të Fallopit

  • Histeroskopi operative

    • Heqja e polipeve cervikal dhe endomerial

    • Heqja e miomave submukoze

    • Heqja e aderencave të ndryshme

    • Korrigjimin e anomalive të lindura

​

​Si Kryhet proçedura?

  • Në rastet e infertilitetit, histeroskopia diagnostike kryhet 2-3 ditë pas mestruacioneve

  • Kur Histeroskopia kryhet nën anestezi, pacientja duhet të agjërojë (pa ngrënë apo pirë) për të paktën 6 orë para kirurgjisë.

  • Vendoset pacientia në pozicion gjinekologjik

  • Kryhet me ose pa anestezi në varësi të proçedurës

  • Kalohet histeroskopi në vaginë, më pas në kanalin cervikal dhe në fund në kavitetin uterin duke injektuar likid

  • Bëhet ekzaminimi i kujdesshëm i kavitetit

  • Në fund nxirret me kujdes dhe gradualisht histeroskopi

  • E gjithë proçedura regjistrohet dhe dokumentohet

​

Çfarë duhet të presë pacientja pas histeroskopisë?

Pas procedurës, pacientja zakonisht nuk ndjen dhimbje dhe kthehet në shtëpi.

​Për të minimizuar rrezikun infektiv, si pas cdo lloj procedurë gjinekologu do të rekomandojë mjekim me antibiotikë për disa ditë.

Klinika Petal Histeroskopia
+355 68 607 9199

Rezervo takimin tend.

© Klinika Petal

Rr. Sulejman Delvina, Tiranë, Shqiprëri

+355 68 607 9199

  • White Facebook Icon
  • Instagram
bottom of page